Lajme
Zvicra, në mesin e top pesë shteteve më të pakorruptuara në botë
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 shpërfaq një pamje të zymtë të korrupsionit në gjithë botën, transmeton albinfo.ch.
Kështu thuhet në raportin e organizatës ndërkombëtare Transparency International, e cila në raportin për vitin e kaluar ka theksuar se shumë shtete kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se korrupsioni jo vetëm që pengon luftimin e koronavirusit, por edhe kontribuon në vazhdimin e krizës së demokracisë.
“Viti 2020 ka rezultuar të jetë një nga vitet më të këqija për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe efekteve të saja shkatërruese. Ndikimi në aspektin shëndetësor dhe ekonomik ka qenë katastrofik për njerëzit në gjithë botën”, është përmendur në raport.
Sidoqoftë, në mesin e shteteve me performancat më të mira në luftim të korrupsionit është edhe Zvicra, në top pesë shtetet më të pakorruptuar.
Duhet theksuar se primatin e mban Danimarka dhe Zelanda e Re, të përcjella nga Finlanda dhe Singapori, transmeton tutje albinfo.ch.
Të fundit në këtë listë këtë vit gjenden: Sudani Jugor, Somalia, Siria, Jemeni dhe Venezuela. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












