Lajme
Zvicra ndihmon arsimimin e komunitetit RAE
Ambasadorja Krystyna Marty Lang tha se Qeveria e Zvicrës i mbështetë të gjitha përpjekjet e Ministrisë së Arsimit për integrimin dhe arsimimin e komuniteteve RAE
Qeveria e Zvicrës do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin e kulturës, arsimit dhe infrastrukturës në Kosovë. Duke qenë gjithnjë më afër qytetarëve kosovarë, ndihma e qeverisë helvetike është shtrirë edhe në arsimimin e komunitetit RAE (Romë Ashkali dhe Egjiptias).
Kështu deklaroi të hënën ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang. Këto komente ajo i bëri në një tryezë me temën: “Arsimimi i romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Kosovë – Pasqyrimi dhe koordinimi”.
Kjo tryezë u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), së bashku me Fondin për Arsimimin e Romëve dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte rritja e bashkëpunimit mes institucioneve të ndryshme qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile për favorizimin e mundësive të barabarta në sistemin arsimor të Kosovës për të gjithë, përfshirë edhe romët, ashkalitë dhe egjiptasit.
Nuk duhet të ketë ndasi etnike në shkolla
Ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang përgëzoi Ministrinë e Arsimit për punën e bërë deri më tani për komponentën që ka të bëj me arsimin e këtyre komuniteteve në Strategjinë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.
Ajo theksoi se Qeveria e Zvicrës i mbështetë të gjitha përpjekjet e Ministrisë për integrimin dhe arsimimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.
Lang kërkoi që fëmijët e komunitetit rom të jenë të integruar në shkollë dhe jo në qendra edukative të veçanta. Sipas ambasadores Lang, diskriminimi nuk do të duhej të ekzistonte fare në shkollat në Kosovë.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, me këtë rast, tha se Ministria e Arsimit, repspektivisht Qeveria e Kosovës konsideron që 4-5 vitet e fundit është bërë progres i jashtëzakonshëm në arsimimin e komuniteteve në Kosovë.
“Republika e Kosovës është një shtet unik në Evropë, për arsye se është i vetmi shtet, i cili ofron arsimim të rregullt nga niveli parashkollor deri te nivelet e larta në 4 gjuhë, e cila nuk është praktikë në asnjë vend tjetër të Evropës”, deklaroi Mustafa.
Zëvendësministri Mustafa tha se është filluar edhe me mësimin plotësues në gjuhën rome, e cila është pilotuar në komunën e Prizrenit dhe MAShT, sipas tij, synon ta shtrijë në të gjitha komunat tjera, aty ku do të ketë nxënës të interesuar që ta ndjekin këtë mësim.
“MAShT që nga viti 2009 është në hap të mirë për avancimin e arsimimit të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, pra edhe të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas”, deklaroi zëvendësministri Mustafa.
Duke i përmendur sukseset e arritura në këtë drejtim nga ana e MAShT, ai përmendi Strategjinë për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas – 2009-2015 si dhe planin për implementimin e kësaj strategjie.
Kosova me strategji kombëtare për arsimim
Mustafa tha se Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë 2011-2016, siguron gjithëpërfshirje dhe qasje të barabartë për të gjithë nxënësit pa dallim etnie.
“Në Kosovë asnjë shkollë nuk është e ndarë në pikëpamje etnike”, tha Mustafa, i cili përmendi edhe shumë lehtësime në arsimimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë, të cilat nuk vlejnë edhe për komunitetin shumicë, pra për nxënësit dhe studentët shqiptar.
Szilvia Pallaghy, zyrtare e fondit për arsimin e romëve, thotë se angazhimi kryesor i tyre është përmirësimi i situatës aktuale të nxënësve të komunitetit rom në Kosovë sa i përket cilësisë së arsimimit në të gjitha nivelet e shkollimit.
Në Kosovë, aktualisht gjenden 28 shkolla fillore në të cilat mësojnë nxënës të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptias, dhe katër shkolla të mesme. Siç u tha në Tryezë nuk ka më shumë se 70 studentë të këtyre komuniteteve që ndjekin studimet universitare.
Costel Bercus, kryetar i bordit të fondit për arsimimin e romëve, gjatë kësaj konference shprehu shqetësimin e tij rreth diferencimit të nxënëse të komunitetit rom, dhe kërkoi që këta nxënës të mos kenë shkolla të ndara nga komunitetet tjera, si dhe t’ju mundësohet arsimimi në të gjitha niveleve.
Ndryshe, shkalla më e lartë e analfabetizmit është tek këto komunitet. Shumë prej nxënësve që regjistrohen në klasën e parë, nuk arrin ta përfundojnë shkollën fillore. Kjo ka ndodhur në vijimësi për shkak të kushteve ekonomike dhe vetëdijes kolektive për arsimim.
Megjithatë Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar Rezolutën e Mijëvjeçarit me të cilën ka marrë angazhim që deri në vitin 2015 me çrrënjosë analfabetizmin.
Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas (RAE), njihet zyrtarisht si komunitet i veçantë në Kosovë, dhe sipas Kushtetutës, gëzon të drejtat e barabarta me të gjitha komunitetet tjera. Në Kosovë llogariten se jetojnë deri në 40 mijë romë, ashkali dhe egjiptas.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










