E-Diaspora

Zvicra mund Norvegjinë, me një këmbë në Botërorin 2014

Në ndeshje ka luajtur tërë kohën Behrami ndërsa Xhaka dhe Shaqiri kanë luajtur deri në minutën 90. Shaqirin e ka ndërruar Blerim Xhemajli

Kombëtarja e Zvicrës ka mundur me rezultat 2:0 Norvegjinë në një lojë të fortë si mysafire, në Oslo. Pas një rezultati dëshpërues të javës së kaluar kur si vendëse arriti vetëm të barazonte (4:4) kundër Islandës, ishte ky një rast për ngritje të moralit të zviceranëve.

Kthimi i Inlerit si kapiten i skuadrës ka stabilizuar lojën e zviceranëve.

Zbulimi i kësaj ndeshjeje njëherësh pa konkurrence më i miri ishte Fabian Schär. Ai kishte vetëm lojën e tretë për Zvicrën dhe shënoi të dy golat. Disa shanse të mira të Stockerit dhe Xhakës fare lehtë mund ta ngrinin rezultatin  më lartë për Zvicrën.

Në ndeshje ka luajtur tërë kohën Behrami ndërsa Xhaka dhe Shaqiri kanë luajtur deri në minutën 90. Xhakën e ka zëvendësuar Senderos ndërsa Shaqirin, Blerim Xhemajli.

Me fitoren kundër Norvegjisë Zvicra jo vetëm që ka stabilizuar edhe më tepër pozitën e saj të parë në grup por është fare afër kualifikimit të aj për Kampionatin Botëror Brazili 2014.