Shkurt.ch
Zvicra miraton zgjerimin e lëvizjes së lirë me Kroacinë
Deputeti i SVP-së, Köppel e ka kritikuar ashpër ministren e drejtësisë Simonetta Sommaruga se “po i qaset me lehtësi të padurueshme kushtetutës”. Pas kësaj, Sommaruga dhe grupi parlamentar i saj e kanë braktisur sallën
Zvicra përfundimisht mund të zgjerojë marrëveshjen për lëvizje të lirë edhe me Kroacinë. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka miratuar sot protokollin tashmë të nënshkruar nga Këshilli Federal (qeveria) për këtë çështje, raportojnë mediet zvicerane. Vendimi për zgjerim është marrë me shumicë votash: 133 ishin pro dhe 64 kundër.
Kundërshtarë të miratimit të këtij protokolli kanë qenë vetëm deputetët e SVP/UDC-së ndërsa të gjitha grupet tjera partiake ishin në favor, transmeton albinfo.ch. Deputeti i SVP-së Köppel e ka kritikuar ashpër ministren e drejtësisë Simonetta Sommaruga se “po i qaset me lehtësi të padurueshme kushtetutës”. Pas kësaj, Sommaruga dhe grupi parlamentar i saj e kanë braktisur sallën.
Që nga votimi i iniciativës kundër migrimit masiv, kushtetuta ndalon marrëveshjet e reja ndërkombëtare të cilat nuk e kanë përfshirë brenda tyre edhe çështjen e migracionit nga vendet përkatëse. Kjo ka qenë dhe arsyeja që dy dhomat e parlamentit kishin dilema nëse ratifikimi i marrëveshjes në këtë rast është kushtetues ose jo.
Shumica e grupeve parlamentare ishin të bindura se ai është brenda kushtetutës. Por ratifikimi mund të ishte kundërkushtetues vetëm nëse deri në atë moment nuk do të ketë ujdi me BE-në lidhur me kufizimin e migracionit
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









