Lajme
Zvicra miraton sanksionet e BE-së kundër industrisë iraniane të dronëve
Zvicra po shtrëngon sanksionet e saj kundër industrisë iraniane të dronëve në lidhje me luftën në Ukrainë teksa po miraton sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur në muajin korrik.
Shitja, shpërndarja, eksporti dhe tranziti i komponentëve të përdorur për ndërtimin dhe prodhimin e dronëve tani janë të ndaluara, sipas ministrive të ekonomisë dhe mbrojtjes, shkruan swissinfo.
Në takimin e sotëm, qeveria zvicerane vendosi t’i bashkohet sanksioneve më të ashpra të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Masat do të zbatohen nga sot në orën 18:00 teksa sanksionet financiare dhe të udhëtimit janë planifikuar gjithashtu kundër individëve dhe organizatave të lidhura me mbështetjen për programin iranian të dronëve.
Me këtë vendim, qeveria po vazhdon partneritetin e ngushtë me Bashkimin Evropian në fushën e sanksioneve.
Ndryshe, sanksionet e BE-së në lidhje me dërgimin e dronëve iranianë në Rusi janë zbatuar nga Zvicra që nga vjeshta 2022.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












