Lajme
Zvicra, ndër vendet më të mira për t’u rikuperuar nga kriza Covid-19
Vendi Alpin ka dalë mirë në disa nga treguesit e përdorur në një raport të WEF të lëshuar të mërkurën në Gjenevë
Zvicra është ndër vendet e ‘pajisura’ më mirë për t’u bërë ballë efekteve të pandemisë globale, megjithëse asnjë komb nuk ka dalë i padëmtuar, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF), shkruan swissinfo.ch.
Vendi Alpin ka dalë mirë në disa nga treguesit e përdorur në një raport të WEF të lëshuar të mërkurën në Gjenevë. Zëvendësimi i Indeksit të tij të zakonshëm vjetor Global të Konkurrencës, raporti i WEF mbi “sesi vendet po ecin në rrugën e rimëkëmbjes” shikon “se si ekonomitë duhet të mendojnë për ringjalljen dhe transformimin përderisa rimëkëmben dhe ridizajnojnë sistemet e tyre ekonomike për të rritur zhvillimin njerëzor dhe pajtueshmërinë me mjedis”.
Zvicra vjen e treta nga 40 vende për cilësinë e institucioneve publike dhe për politikat e punës dhe mbrojtjen sociale që mund ta ndihmojnë atë të përballet me sfida të reja. Gjithashtu është midis atyre që përgatiten më së miri për një ekonomi dixhitale që lehtëson punën, sipas raportit, i cili bazohet në një sondazh të drejtuesve të biznesit. Një faktor tjetër plus, sipas WEF, është se Zvicra ka pasur sukses në planifikimin dhe aktivizimin e politikave shëndetësore, fiskale dhe sociale që kanë ndihmuar në zbutjen më të mirë të efekteve të krizës, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












