Shkurt.ch

Zvicra merr përsipër “shërbimet e mira” në mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Kur përmenden “shërbimet e mira” në këtë kontekst kuptohen në veçanti shërbimet konsullore, thuhet në njoftim

Zvicra në të ardhmen do të përfaqësojë interesat e Iranit në Arabinë Saudite. Ky është një “shërbim i mirë” që Zvicra, në kuadrin e politikës së saj neutrale e ofron në rrafshin ndërkombëtar.

Këshilli Federal në mbledhjen e tij të sotme ka pranuar që Zvicra të marrë menjëherë mandatin mbrojtës, ka bërë të ditur sot Departamenti (Ministria) Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (EDA). Në këtë kuptim, ambasdori i Zvicrës në Riad dhe ai në Teheran kanë nënshkruar marrëveshjet përkatëse, thuhet në një komunikatë të EDA-s

Kur përmenden “shërbimet e mira” në këtë kontekst kuptohen në veçanti shërbimet konsullore, thuhet më tutje në njoftim, shkruan albinfo.ch.

Irani ka ndërprerë në vitin 2016 marrëdhëniet diplomatike me Arabinë Saudite. Kjo ka ndodhur pasi që Arabia Saudite kishte ekzekutuar një klerik shiit, gjë që si reaksion kishte ngjallur demonstrata të fuqishme në Teheran. Me atë rast demonstruesit kishin hyrë me dhunë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran.

Zvicra ka një traditë të gjatë të ofrimit të shërbimeve të mira. Në rastet e prishjes së marrëdhënieve në mes të dy shteteve kudo në botë, ajo ndërmerr kryerjen e një pjese të punëve, kryesisht atyre konsullore ndërmjet atyre dy vendeve, shërbime që pamundësohen në ato rrethana