Tematike
Zvicra merr burgje “me qira” në Gjermani?
"Përse nuk do ta shfrytëzonim situatën kur burgjet në vendet fqinje janë gjysmë të zbrazëta”, ka pyetur Charles Juillard, kryetar i CLDJP
Stërmbushja e burgjeve në Zvicër, ndërkohë që burgjet në vendet fqinje janë gjysmë të zbrazëta është një realitet. Konferenca e drejtorëve kantonalë të drejtësisë dhe të policisë ka bërë këtë krahasim dhe ka hedhur idenë e “marrjes me qira” të hapësirave të lira të burgjeve të vendeve të përmendura në mënyrë që të burgosurit zviceranë të “strehohen” atje.
“Përse nuk do ta shfrytëzonim situatën kur burgjet në vendet fqinje janë gjysmë të zbrazëta”, ka pyetur Charles Juillard, kryetar i konferencës së drejtorëve të drejtësisë për regjionin e Romandisë dhe Tesinës (CLDJP). Ai këtë pyetje e ka bërë në emisionin “19.30” të televizionit të Zvicrës Perëndimore RTS. Si njërën ndër pikat që ka pasur ai në mend me këtë rast ka qenë Gjermania jugore. I takon konferencës së drejtorëve të policisë dhe të drejtësisë KKJPD që të shikojnë aspektet ligjore të një veprimi të tillë, ka thënë ai.
Drejtori për çështje të sigurisë në Kantonin e Gjenevës Pierre Maudet e ka quajtur “joshëse” idenë e përmendur. Pikërisht në kantonin e tij është një burg i stërmbushur, që ka ka sjellë telashe të njohura në gjithë Zvicrën. Fjala është për burgun Champ-Dollon.
Sipas RTS, Enti Federal për Drejtësi deri më tash nuk ka marrë ndonjë kërkesë formale të KKJPD-së lidhur me këtë çështje. (asd)
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









