Lajme
Zvicra me plan për përballje me mungesë të ilaçeve
Zvicra po përballet me mungesë të ilaçeve tash e një kohë, megjithatë qeveria ka hartuar një plan për ta zbutur këtë problem.
Departamenti Federal i Çështjeve të Brendshme (EDI) ka vendosur një ndryshim urgjent të Urdhëresës së Përfitimeve të Infermierisë (KLV) dhe Listës së Barnave me Tarifa (ALT), shkruan 20minuten.
Po ashtu, EDI ka marrë vendim për ta rregulluar edhe rimbursimin e furnizimit me sasi të pjesshme të produkteve medicinale të pakta. Këto ndryshime synojnë të përmirësojnë furnizimin me barna në një situatë të mungesës dhe të sigurojnë trajtimin e duhur të pacientëve. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 maj 2023, përcjellë albinfo.ch.
Mes tjerash qeveria synon të lehtësojë edhe aksesin ndaj antibiotikëve dhe ilaçeve kundër dhimbjeve.
“Ndryshimet në KLV dhe ALT plotësojnë masat e zbatuara tashmë për të forcuar sigurinë e furnizimit me produkte medicinale. Nëse ka mungesë të një medikamenti të listuar në listën e specialitetit (SL), farmacitë mund të kompensojnë formulimet e jashtëzakonshme të bëra nga një medikament i SL ose përbërësi aktiv i tij në kurriz të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor”, shkruan EDI, shkruan 20minuten.
Po ashtu, vendimi thotë se do të merren parasysh edhe kostot shtesë. Ky opsion ofrohet gjithashtu nëse kërkohet një formë galenike ose dozë e ndryshme e një ilaçi nga lista e specialistit, për shembull kur prodhohet një shurup për fëmijë në vend të tabletave. EDI ka vendosur gjithashtu të rregullojë në ALT modalitetet për rimbursimin e furnizimit të pjesshëm të produkteve medicinale sipas listës së substancave aktive të Zyrës Federale për Furnizimin Ekonomik Kombëtar (BWL), përcjellë albindo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










