Lajme
Zvicra me një tjetër ndihmë prej 1.5 miliardë frangash për Ukrainën
Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka theksuar angazhimin e Zvicrës për mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Qeveria tha se synon të sigurojë të paktën 1.5 miliardë CHF deri në vitin 2028, përcjell albinfo.ch.
Mbështetja do të ofrohet si pjesë e strategjisë së bashkëpunimit ndërkombëtar për 2025-2028, tha të mërkurën Ministria e Jashtme.
Së bashku me 300 milionë CHF të destinuara për 2023 dhe 2024, Zvicra do të mbështesë Ukrainën me të paktën 1.8 miliardë CHF gjatë gjashtë vjetëve të ardhshme, tha ai.
Duke folur në takimin pranveror të Grupit të Bankës Botërore (WBG) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington, DC, Cassis theksoi gjithashtu rëndësinë e Deklaratës së Luganos, rezultat i konferencës së parë për rindërtimin e Ukrainës, mbajtur në Lugano në korrik 2022.
Sipas Cassis, deklarata përmban parime të rëndësishme udhëzuese për reformat dhe transparencën që janë të nevojshme për rindërtim të qëndrueshëm, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










