Zvicra, me kapacitete të kufizuara për refugjatët
Maksimumi i vendeve për strehim është 1800. Më shumë se kaq, do të strehoheshin në bunkerët e mbrojtjes civile
Kapacitetet strehuese të Zvicrës do të gjendeshin në një situatë të “emergjencës absolute” në rast se nga Libia do të vinte një numër shumë i madh refugjatësh, siç po vlerësohet se mund të ndodhë.
Këtë frikë e ka shprehur zëvendësdrejtoresha e Entit Federal për Migracion Eveline Gugger Bruckdorfer, në gazetën “Sonntag”. E papërballueshme për Zvicrën, sipas saj, do të ishte nëse “befasisht do të fillonin të vinin nga 5000 refugjatë në muaj.
Numri maksimal i refugjatëve për të cilin aktualisht mund të sigurohet strehim është 1800, ka thënë ajo. Pjesa tjetër, eventuale, mund të strehohej mbase në hapësirat e mbrojtjes civile (kryesisht bunkerë).
Ndërkasq, ministrja e drejtësisë, SImonetta Sommaruga në një intervistë për radion drs ka thënë se Federata është duke kërkuar një zgjidhje por në rastin ekstrem duhet që edhe kantonet të zgjerojnë strukturat e tyre pranuese. “Megjithatë, ne do të bëjmë gjithçka në mënyrë që të mos i shpërndajmë refugjatët nëpër kantone”, ka theksuar ajo.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










