Lajme
Zvicra, më e shtrenjta në Evropë
Çmimet janë 55 përqind më të larta në Zvicër se mesatarja në të gjithë BE, tregojnë shifrat e reja të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO)
Në vitin 2019, zviceranëve iu desh të shpenzonin më shumë se 155 euro në një shportë mallrash që kushtojnë mesatarisht 100 euro në 27 vendet e BE-së, ose 173 franga me normën mesatare të konvertimit.
Kjo do të thotë që niveli i çmimeve qëndroi në 155.2 pikë, krahasuar me 100 në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, një austriak duhej të shpenzonte vetëm 114 €, një gjerman 111 €, një francez 109 € dhe një italian 100 €, sipas krahasimit ndërkombëtar.
Disa produkte dhe shërbime janë veçanërisht të shtrenjta në Zvicër.
Një banor i Zvicrës do të paguajë 302 € për shërbimet spitalore krahasuar me 100 € në BE. Arsimi (270) dhe mishi (231) janë gjithashtu më të kushtueshëm.
Mjetet personale të transportit, si dhe pajisjet kompjuterike dhe audiovizive janë mesatare për kontinentin. Sidoqoftë, mobiljet, qilimat dhe mbulesat e tjera të dyshemesë kushtojnë pak më pak në Zvicër (94.4).
Në lidhje me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), Zvicra është vendi më i shtrenjtë për sa i përket nivelit të çmimeve. Me 155.2 pikë, ajo është përpara vendeve të tjera të kushtueshme evropiane si Islanda (152.5 pikë) dhe Norvegjia (147.6), përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Turqia regjistron nivelin më të ulët të çmimeve (44.4), pasuar nga Maqedonia e Veriut (45.6) dhe Shqipëria (50.0).
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














