Lajme
Zvicra mbyll 9 vendkalime kufitare me Italinë
Punonjësit e Administratës Doganore pritet t`u rekomandojnë udhëtarëve që të mos udhëtojnë nga Italia në Zvicër
Sot, autoritetet përgjegjëse federale kanë mbajtur në Bernë një konferencë për gazetarë në lidhje me koronavirusin, e cila është transmetuar nga shumë media zvicerane.
Me këtë rast janë kumtuar edhe disa vendime që janë marrë në përputhje me shtimin e rrezikshmërisë që po vjen në Zvicër nga virusi i përmendur, shkruan albinfo.ch.
Ndër masat preventive që janë marrë është mbyllja e nëntë vendlkalimeve kufitare me Italinë, në Kantonin e Tiçinos, në jug të vendit. Me këtë veprim, Qeveria Federale synon që qarkullimin ndërkufitar me Italinë ta kanalizojë urgjentisht vetëm në vendkalimet e mëdha, kryesore.
Por, kufiri me Italinë vazhdon të mbetet i hapur për kalim, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, në kuadrin e kontrollimeve që bëhen në kufi, punonjësit e Administratës Doganore pritet t`u rekomandojnë udhëtarëve që të mos udhëtojnë nga Italia në Zvicër.
Vendkalimet kufitare që janë mbyllur me vendim të Qeverisë janë: Pedrinate, Ponte Faloppia, Novazzano Marcetto, San Pietro di Stabio, Ligornetto Cantinetta, Arzo, Ponte Cremenaga, Cassinone, Indemini.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













