Lajme
Zvicra mbështet punësimin në Kosovë
Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë nënshkruar marrëveshje për promovimin e punësimit në sektorin privat në vlerë 5.7 milionë franga
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Markus Baechler kanë nënshkruar një marrëveshje për Projektin për promovimin e punësimit në sektorin privat. Kjo marrëveshje në vlerë 5.7 milionë franga, konsiderohet si injeksion për punësimin në Kosovë.
Po ashtu ky projekt, siç u tha, parasheh rritjen e punësimit fitimprurës dhe të qëndrueshëm për gratë dhe burrat në Kosovë, përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), që operojnë në sektorë ekonomikë konkurrues dhe të mirë-organizuar, ku politikat publike përputhen më mirë me nevojat e sektorit privat.
NVM-të e sektorëve të përzgjedhur, sipas marrëveshjes, do të rrisin produktivitetin e tyre dhe do të gjenerojnë të hyra shtesë dhe punësim.
Ministrja Bajrami, pasqyroi prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë të cilën e drejton, ndërsa rikonfirmoi mbështetje për zhvillimin e sektorit privat. Ajo prezantoi edhe avancimin e politikave tregtare, si dhe përmirësimi i lëvizjes së lirë të mallrave që do të jenë pjesë e strategjisë zhvillimore të ekonomisë vendore.
Po ashtu, ministrja Bajrami bëri të ditur se do të ketë përmirësime të theksuara edhe në qasjen e inkurajimit të investitorëve të huaj për të parë Kosovën si vend atraktiv për investime.
Ndërkaq, Markus Baechler, drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, theksoi se kjo marrëveshje do të ketë reflektime pozitive në fusha të ndryshme në sektorin privat në Kosovë, si dhe do të ndikojë edhe në ngritjen e kapaciteteve afariste për zhvillim të qëndrueshëm të afarizmit kosovar.
Vlera e këtij projekti do të jetë 5.7 milionë franga dhe se zbatimin e tij do ta bëjë konsorciumi në përbërje: “Swisscontact”, “Instituti Riinvest” dhe “PEM Consult”, që është përzgjedhur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Marrëveshja për realizimin e këtij projekti është për periudhën trevjeçare, duke filluar më 16 nëntor 2014 e deri më 15 nëntor 2017.
Përmes këtij projekti, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të kontribuojë në krijimin e ambientit të favorshëm për zhvillimin e mundësive të punësimit në Kosovë, si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar lejet e nevojshme dhe miratimet, në mënyrë që të mundësohet zbatimi i këtij projekti në mënyrë efikase dhe në kohë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











