Kosova
Zvicra mbështet dialogun Kosovë-Serbi, me një proces transparent

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Humbert Lebet, në deklaratën e fundit të tij mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe se ky dialog të jetë frutdhënës mes dy palëve, përcjell albinfo.ch.
Zvicra mbështet dialogun nën lehtësimin e BE-së dhe inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të strukturuar mirë. Problemet europiane kanë nevojë për zgjidhje në bazë të vlerave europiane, përmirësimin e jetës së njerëzve dhe forcimin e paqes në rajon.
Lebet në tryezën e organizuar nga KDI me temën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”, tha se e mbështesin procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Qëllimi kryesor i dialogut është normalizimi i raporteve me Serbinë për të përmirësuar jetën e njerëzve, për të forcuar paqen në rajon dhe për të zhbllokuar rrugën e Kosovës drejt njohjes së plotë si anëtare e Komunitetit Ndërkombëtare dhe aspiratave të saj euroatlantike. Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është çështje evropiane, prandaj na mbështesim dialogun në lehtësimin e BE-së”, tha Lebet.
Po ashtu, ambasadori zviceran theksoi se është e rëndësishme që të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia të kenë vullnet për të normalizuar marrëdhëniet. Lebet i dëshiroj fat kryeministrit Avdullah Hoti duke i thënë se:
“Ju nevojitet, pasi po udhëhiqni Kosovën në këtë kohë pandemie si dhe në udhëheqjen e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe në realizimin e përgjegjësive tuaja”.
“Shpresojmë që Kosova e Serbia janë të gatshëm të rifillojnë dialogun dhe kryeministër Hoti ju inkurajoj të bashkëpunoni ngushtë me përfaqësuesin e BE-së z.Lajçak”, u shpreh Lebet.
Lebet tha se ky proces e ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së por edhe shteteve që s’janë anëtare, siç është Zvicra.
Ambasadori theksoi se vetëm zgjidhja e cila do të respektojë vlerat evropiane mund të qoj në fund drejt integrimit evropianë për të dy vendet.
Ai shtoi se ndryshimi i kufijve në baza etnike nuk qon në këtë drejtim, dhe se një gjë e tillë do të sillte tragjedi të reja.
“Ndryshimi i kufijve nuk ka funksionuar kurrë, dhe ne e dimë që në Ballkan por edhe në Evropë kur tentojmë të zgjidhim një problem duke lëvizur popullatën nuk funksion sepse konflikti fillon përsëri. Nuk kemi ndonjë shembull të historisë moderne që ndryshimi i kufijve ka mundësuar normalizimin dhe qëndrueshmërinë mes dy vendeve, një qasje e tillë do të sillte tragjedi tjera”, theksoi Lebet, transmeton telegrafi.
“Vetëm zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve do të bëjë ndryshimin. Këshilla ime është që të mos nguteni por të investoni në besim. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent dhe të ketë mbështetjen e akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Kuvendi i Kosovës luan rol kryesor në mbikëqyrjen e procesit të dialogut dhe pres që të punoni me Kuvendin”, tha Lebet. /Albinfo.ch.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të ambasadorit Lebet të mbajtur në ngjarjen e Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova me kryeministrin Hoti, i ngarkuar me dialogun me Serbinë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?