Shkurt.ch
Zvicra, marrëveshje për migracionin me Kongon
Marrëveshja e nënshkruar mga ministrja Sommaruga siguron mbështetjen e kthimit vullnetar të azilkërkuesve kongolezë nga Zvicra
Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, gjatë vizitës së saj në disa shtete të Afrikës është ndalur edhe në Republikën Demokratike të Kongos. Me këtë rast ajo ka nënshkruar me qeverinë e atjeshme në Kinshasa një marrëveshje për migracionin.
Kjo marrëveshje, të cilën për Kongon e ka nënshkruar ministri i brendshëm i vendit, Richard Muey Mangez, siguron mbështetjen e kthimit vullnetar të azilkërkuesve kongolezë nga Zvicra. Nga ana tjetër Kinshasa zyrtare obligohet të bëjë pranimin e qytetarëve të vet të cilët nuk kanë të drejtë qëndrimi në Zvicër.
Sommaruga ka vizituar edhe qendrën e financuar nga Zvicra “Maison des Congolais e l`etranger et des migrants” në Kinshasa. Punë e kësaj qendre këshillimore është që të sqarojë popullatën vendore lidhur me rreziqet e emigrimit ilegal.
Sipas Departamentit të jashtëm të Zvicrës, në Kinshasa po zhvillohet me sukses një projekt i cili u hap perspektiva të reja grave kongoleze duke u ofruar mikrokredi.
Pas Nigerisë dhe Kongos, ministrja Sommaruga do të vizitojë ehde Angolën, ku do të lidhë po ashtu edhe një marrëveshje për migracionin
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













