Shkurt.ch
Zvicra lëshon më pak viza humanitare
Nëse dikush ka aplikuar për një vizë humanitare, fjalën e fundit e ka Zyra Federale për Migracion në Bernë
Që nga tetori, ambasadat zvicerane jashtë vendit nuk do të pranojnë më aplikacione për azil në Zvicër. Që atëherë njerëzit e kërcënuar mund të shfrytëzonin vetëm mundësinë e marrjes së një vize humanitare. Por deri më tani, Qeveria Federale nuk ka lëshuar asnjë vizë të këtillë.
Ambasadat nuk vendosin vetëm, nëse dikush ka aplikuar për një vizë humanitare, fjalën e fundit e ka Zyra Federale për Migracion në Bernë.
“Që nga heqja e kërkesave për azil në ambasada, Zyra Federale ka vendosur për më pak se dhjetë raste të tilla”, thotë zëdhënësja Gaby Szöllözy.
“Njerëzit nuk ishin në rrezik akut, që do të ishte kusht për të marrë një vizë të këtillë”, thotë Szöllözy.
“Ende nuk është marrë asnjë vendim pozitiv, por nuk është që ka pasur shumë kërkesa për viza humanitare. Kjo mund të ndryshojë”, thotë Szöllözi.
Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Ndihmë të Refugjatëve thotë se është për të habitur se pse deri më tani nuk kishte asnjë ankesë për shkak të vizave të refuzuara.
“Duhet të sqarohet në vendin e ngjarjes se çka po ndodh nëpër ambasadat e Zvicrës” , thotë Meiner.
“Ne kemi vërejtur gjithashtu se deri në fund të shtatorit ka pasur një numër në rritje të aplikimeve të pranuara “, thonë nga ana tjetër në Zyrën Federale për Migracion
Është e mundshme të vijë një valë e re e aplikimeve për viza humanitare. Pengesat për hyrjen në Zvicër me viza humanitare janë bërë dukshëm më të larta se sa ishin kërkesat për azil në fund shtatorit nëpër ambasada.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









