Shkurt.ch

Zvicra kujton viktimat e Holokaustit

Maurer shkruan se Zvicra, edhe “në atë epokë të errët pati mbetur vend i lirisë dhe i të drejtës, falë një gjenerate të guximshme burrash dhe grashë

 

Dita e sotme, 27 janari në kalendarin e OKB-së është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate si Ditë Ndërkombëtare e kujtimit të viktimave të holokaustit. Për nderë të kësaj dite edhe presidenti i federatës së Zvicrës, Ueli Maurer i ka drejtuar opinionit një mesazh publik.

Në mesazhin e tij, njeriu i parë i Zvicrës shprehet se kjo ditë duhet të shërbejë si vërejtje për të gjithë, që të anagazhohen për një rend demokratik në botë. 27 janari duhet të shërbejë si përkujtim për krimet e tnerrshme dhe për dhembjene pabesueshme.”

Më tutje Maurer shkruan se Zvicra, edhe “në atë epokë të errët pati mbetur vend i lirisë dhe i të drejtës, falë një gjenerate të guximshme burrash dhe grashë”.