CH-Ballkani

Zvicra, kujdes nëse udhëtoni në Maqedoni

Zvicra, Britania dhe Holanda i kanë paralajmëruar shtetastit e tyre për rrezikun e sigurisë nëse udhëtojnë në Maqedoni.

Ambasada e Zvicrës në Shkup në rekomandimet e tyre për të udhëtuar në Maqedoni thotë se u rrit konfrontimi politik mes qeverisë dhe opozitës dhe kjo ka ngritur tensione politike dhe sociale dhe se është e mundur të ketë  trazira.

Para se të udhëtoni për në Maqedoni duhet të informoheni nga mediat për situatën, për të ndjekur rekomandimet e autoriteteve dhe për t’ iu shmangur demonstratave të çfarëdo lloji që mund të përshkallëzohen.

Autoritetet holandeze kanë nxjerrë rekomandimet për shtetasit e tyre, të cilët planifikojnë të udhëtojnë për në Maqedoni që të jenë të kujdessshëm për shkak të zhvillimeve aktuale politike në vend dhe rreth ngjarjeve në operacionin e policisë në Kumanovë.

Në rekomandimet e publikuara në faqen e internetit autoritetet holandeze kanë deklaruar se “situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme”, por se “tensionet politike janë në vazhdim”.

Në përgjithësi, vlerësimi është se ka rreziqe të sigurisë nëse vendosni të udhëtoni në Maqedoni.

Turistët holandezë janë informuar se në Shkup çdo natë mbahen demonstrata para Qeverisë, Parlamentit dhe në oborrin e Prokurorit Publik dhe janë këshilluar për të “lëvizur larg nga këto ndërtesa”.
Turistët janë paralajmëruar se demonstratat antiqeveritare zhvillohen edhe në qytete të tjera dhe kanë njoftuar për protestën masive të 17 majit, e cila do të mbahet në Shkup.

Po ashtu është rekomanduar që të shmanget Kumanova si destinacion dhe të shmangin udhëtimet për në kufi me Kosovën dhe në relacionin Tetovë – Shkup – Kumanovë.

Edhe ambasadat e Britanisë së Madhe  ka nxjerrë rekomandime konkrete për qytetarët e saj, të cilët planifikojnë të vijnë në Maqedoni.

Ambasada britanike tha se gjatë fundjavës policia maqedonase ka kryer veprime kundër grupeve të armatosura në Kumanovë, e cila rezultoi në luftime të armatosura, në të cilat ka pasur edhe viktima.
Ambasada britanike tha se prej shkurtit ka një krizë politike në Maqedoni dhe se protestat ka të ngjarë të vazhdojnë edhe në maj.

Më shumë info në gjermanisht:

https://www.eda.admin.ch/countries/macedonia/de/home/reisehinweise/vor-ort.html