E-Diaspora
Zvicra, krenari dhe zhgënjim në Kosovë
Për kosovarët, ekipi zviceran po kthehet nga Brazili kokën lartë, pasi që luajti shkëlqyeshëm kundër Argjentinës. Xhaxhai i Valon Behramit ndihet krenar me nipin tij
Shqiptarët në Kosovë e kanë përcjellë me emocione të përziera ndeshjen eliminatore në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror në Brazil ndërmjet Zvicrës dhe Argjentinës. Edhe pse helvetikët humbën lojën në minutat e fundit të vazhdimeve (0-1), kosovarët ndihen krenar me lojtarët shqiptarë.
Për shumëkënd, ekipi zviceran po kthehet nga Brazili kokën lartë, pasi që luajti shkëlqyeshëm në një ndeshje të paharrueshme kundër Argjentinës, kombëtares që ka futbollistët më të mirë të planetit.
Loja e helvetikëve, sipas kosovarëve, i tregoi gjithë botës, se edhe Leo Mesi mund të ndalet.
Për të parë këtë ndeshje, shumë qytetarë në mënyrë të organizuar kanë qëndruar nëpër lokalet e Prishtinës, ndërsa të gjithë janë ndjerë krenarë me pesëshen kosovare të Zvicrës, që disa e quanin “pesëshja në kajmak”.
“Albinfo.Ch” i vizitoi disa lokale të kryeqytetit gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja, ndërsa mysafiri i veçantë ishte xhaxhai i Valon Behramit, mesfushorit shkatërrues të kombëtares së Zvicrës.
Qaush Behrami ishte tepër krenar me lojën e nipit të tij, i cili në këtë ndeshje “nuk e la me marrë frymë” Leo Mesin. Ai ishte tepër emocionues për Valonin, të cilin nuk e kishte takuar për disa muaj. “Po shpresoj që tash pas kampionatit do të vij për disa ditë në Kosovë”, tha Qaushi.
Xhaxhai i Valonit tha se shumë shpesh komunikon në telefon me vëllanë e tij Ragipin (babanë e Valonit), dhe gjithmonë në fokus të bisedës e kanë Valonin. “Më tha se Valoni ka qenë shumë i disponuar për këtë lojë”, deklaroi Qaush Behrami, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë.
“Ta them të drejtën edhe vetë Valoni në ndeshjen kundër Francës ishte bërë nervoz për topin e gabuar dhe për këtë e kishte ndjerë vetën fajtorë”, deklaroi ai.
Në pyetjen se si ndjehesh kur e sheh në fushën e gjelbër nipin tuaj, Qaushi tha se gjithmonë e sheh nën emocioni.
“Ne nuk kemi arsye të mos ndihemi mirë kur e shohim në lojë. Ndërsa kur i shohim dhe i dëgjojmë edhe të tjerët duke folur për të, atëherë ndihemi edhe më mirë”, deklaroi ai.
I pyetur se a frikësoheni se mund të lëndohet gjatë ndeshjes pasi që Valoni është vetëmohues, Qaush Behrami tha se Valoni edhe ashtu i ka pasur disa lëndime. “Kur ka qenë herën e fundit në Kosovë e kam parë se sa lëndime i ka në trup. Thjeshtë është për keqardhje me i shpenzuar paratë e tij”, deklaroi ai.
Ndryshe, disa nga qytetarët që mendojnë se lojtarët janë shumë egoistë dhe paratë i shpenzojnë vetëm për vete, mirëpo Valon Behrami nuk është i tillë. Ai, siç tha Qaushi, është kujdesur për axhallarët, duke u ndihmuar materialisht në zgjidhjen e çështjes së banimit, por edhe në të mira të tjera materiale.
Sa i përket lojës kundër Argjentinës, edhe axha i Valonit ka qenë skeptik se helvetikët mund të fitojnë. Por, duket se edhe fati ka qenë në anën e Argjentinës, sepse edhe Zvicra i humbi disa shanse ideale për gol.
Gjatë vazhdimit të ndeshjes, emocionet kanë arritur pikun. Madje goditja e shtyllës nga Blerim Xhemajli në minutën e fundit, ka ngritur në këmbë të gjithë shikuesit. Edhe pse Xhemajli ishte i pafat, prapë ai dhe shokët tij të skuadrës, Shaqiri, Behrami, Mehmedi e Xhaka mbetën krenaria e futbollit shqiptar.
M.SH
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











