Lajme
Zvicra kërkon ujë cilësor në Kosovë
Qeveria e Zvicrës, si donatorja më madhe në sektorin e ujit, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të punohet në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijes
Që nga viti 1999, Qeveria e Zvicrës ka investuar rreth 70 milionë euro në sektorin e ujërave në Kosovë, prandaj kërkon qasje të barabartë në ujë dhe në kanalizim si nevojë themelore për të gjithë qytetarët. Kështu ka deklaruar ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Kristina Marty- Lang me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit.
“Qeveria e Zvicrës së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe me donatorë të tjerë ka përkrahur sektorin e sanitarisë dhe të ujit në Kosovë që nga infrastruktura ujore deri tek ndërtimi i institucioneve dhe çështje që kanë të bëjnë me ujin”, tha Marty- Lang, sipas të cilës, Zvicra është një nga investitorët më të mëdhenj në sektorin e ujit.
“Qeveria e Zvicrës është optimiste se përmirësimi i performancës së stafit dhe të menaxherëve te institucioneve publike Kosova do të përfitojë me cilësi më të mira të ujit si për nga cilësia ashtu edhe nga sasia me një çmim të arsyeshëm”, tha diplomatja helvetike e cila kërkoi që Kosova të këtë një cilësi më të mirë të ujit.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se ekzisto nevoja që në Kosovë të investohet për ta mbrojtur ujin e pijshëm. “Me Programin Qeverisës por edhe me planet e Ministrisë ne i kemi identifikuar projektet dhe zonat në të cilat do të investojmë”, deklaroi kryeministri kosovar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













