Lajme
Zvicra ka porositur shumë respiratorë gjatë pandemisë
900 respirator ishin dorëzuar deri më 24 qershor
Ministria zvicerane e Mbrojtjes tha se nga 900 respiratorët ishin dorëzuar deri më 24 qershor, 261 ishin ruajtur në shërbimin mjekësor ushtarak dhe 639 ishin dorëzuar nëpër kantone, shkruan Albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane po mendojnë se çfarë të bëjnë me respiratorët e tepërt që ata blenë në sasi të mëdha kur shpërtheu pandemia e koronavirusit.
Stoqet janë grumbulluar dhe kapin shifrën mbi 200 milionë, dhe disa prej tyre nuk kanë mbërritur end, tha Ministria zvicerane e mbrojtjes, duke konfirmuar lajmin për gazetën «Sontags Zeitung».
Gazeta citon të dhëna nga një komision qeveritar që thotë se autoritetet kantonale të federatës po i rikthejnë respiratorët dhe se nuk kanë ku t’i ruajnë ose mirëmbajnë ato.
Kjo do të thotë që kantonet mund t’i mbajnë, shesin në vende të tjera ose t’i dhurojnë, ndoshta për vendet në zhvillim.
Qeveria ka urdhëruar shërbimin mjekësor ushtarak që të blejë pajisje kur përhapet pandemia. Ai kërkoi që parlamenti të miratojë më shumë se 2.6 miliardë franga zvicerane për atë qëllim, dhe afërsisht një e pesta e kësaj shume ishte shpenzuar.
Blerja e pajisjeve mbrojtëse, furnizimeve mjekësore dhe testeve është ende në procedim, tha ai, dhe një raport mbi çmimin total do të jepet kur të përfundojë e gjithë kjo./albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














