Shkurt.ch
Zvicra ka 500 mijë familje milionere
Me këtë numër, Zvicra e vogël është vendi me më së shumti milionerë, menjëherë pas tri “super shteteve” si SHBA, Kina dhe Japonia
Në Zvicër jetojnë 500 mijë familje, pasuria e secilës prej tyre llogaritet në më shumë se 1 milion dollarë. Me këtë numër, Zvicra e vogël është vendi me më së shumti milionerë, menjëherë pas tri “super shteteve”, si SHBA-ja, Kina dhe Japonia, shkruan srf.ch.
Në përgjithësi, numri i amvisnive milionere në gjithë botën, sipas studimit të realizuar nga ndërmarrja konsultuese Boston Consulting Group, brenda një viti është rritur për 2%, duke arritur shifrën prej 22.1 milionësh.
Dy të tretat e milionerëve të botës jetojnë në SHBA, transmeton albinfo.ch. Në vendin e dytë, por shumë larg nga SHBA-ja, është Kina, me 1.3 milion milionerë dhe Japonia me 1.1 milion. Zvicra, pra, me 0.5 milion milionerë është në vendin e katërt.
Pas Zvicrës, vendin e pestë e ndajnë me nga 400.000 milionerë: Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe Gjermania.
Studimi i kompanisë së përmendur konsultuese është marrë edhe me ndarjen e pasurisë në botë, transmeton albinfo.ch. Kështu, sipas saj, rreth gjysma e gjithë pasurisë botërore është në duart e tre promilëve të popullatës së botës.
Pasuria në fjalë ka arritur në 179 bilionë dollarë. Lista kryesohet nga SHBA-ja, e cila zotëron 74 bilionë nga kjo pasuri, ndërsa Kina me 18 bilionë është në vendin e dytë. Gjermanët zotërojnë gjithsej 6.5 bilionë euro pasuri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












