Lajme
Zvicra investon në ujësjellësin e Gjilanit
Për konkretizimin e objektit të ri të “Hidromoravës”, SDC zvicerane ka dhënë dy milionë euro
Qeveria e Zvicrës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Gjilanit kanë inauguruar objektit të ri të “Hidromoravës”, e cila do t’u mundojë qytetarëve të këtij rajoni furnizim me cilësor me ujë të pijes. Për konkretizimin e këtij projekti, SDC zvicerane ka dhënë dy milionë euro.
Në përurimin e këtij objekti ka qenë i pranishëm ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale si dhe përfaqësuesit e donatorëve.
“Investimi në ujësjellës dhe infrastrukturë për ujërat e zeza është parakusht për zhvillimin e një vendi. Së bashku me donatorët zviceran dhe me punën e të gjithë neve në dyja nivelet e qeverisjes, po mundohemi që infrastrukturën bazë për qytetarin ta bëjmë më funksionale dhe më afër tyre”, tha ministri i MZHE-së, Besim Beqaj.
Qeveria zvicerane, sipas tij, ka investuar shumë në këtë fushë për këtë regjion, dhe tani, siç tha Beqaj, mund të bëhet një përllogaritje se “ku ishte kjo komunë disa vite më parë dhe ku është sot sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm”.
Ndërsa kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa tha se në vitin 2008 kompania përballej me mungesë të klorit dhe shtrirjen e rrjetit, ndërsa sot ato probleme janë të tejkaluara.
“Meritë shumë të madhe për krijimin e kushteve më të mira për qytetarët në furnizim me ujë të pijes e kanë donatorët zviceran si dhe donatorë të tjerë të jashtëm, por edhe qeveria e Kosovës dhe institucionet lokale”, tha ai raporton “rajonipress”.
Në anën tjetër drejtoresha e Kompanisë “Hidromorava”, Mirvete Hoti tha se ky objekt është një sukses për komunën dhe në përgjithësi për rajonin “Kjo hapësirë këtu dhe ky investim i përbashkët i Komunës, qeverisë së Kosovës si dhe i donatorit zviceran (SDC), për ne është një mbështetje e fuqishme për punën tonë” tha Hoti.
Ministri Besim Beqaj në fund tha se Agjencisë Zvicerane për Zhvillim SDC, ka investuar mbi 8 milionë euro në Kosovën juglindore për përmirësimin e cilësisë së ujit, furnizimin me ujë dhe menaxhim e ujërave të zeza, nga të cilat rreth 2 milionë euro ka përfituar vetëm qyteti i Gjilanit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












