E-Diaspora
Zvicra, investitori më i madh në Kosovë në 5 vjetët e fundit
Në Cyrih janë prezantuar të shtunën mundësitë për investime dhe të bërit biznes në Kosovë, në një takim informues të cilin e kanë titulluar «Klima e investimeve në Kosovë», i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bern, përkatësisht Konsullata Republikës së Kosovës në Cyrih, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

Një delegacion nga Kosova është ndalur të shtunën në Cyrih për të inkurajuar bizneset shqiptare nga Zvicra që të sjellin kapitalin e tyre në Kosovë.
Takimin e kanë hapur nikoqirët konsulli kosovar , Visar Rrecaj dhe Islam Spahiu, Ministër Këshilltar/Udhëheqës i Konsullatës së Kosovës në Cyrih ndërsa në fjalën e përshëndetjes, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufi, ka thënë se së shpejti do të vijnë në Kosovë me dy projekte të mëdha në energji të ripërtrishme dhe riciklim, raporton albinfo.ch

“Synimi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare janë projektet strategjike që nuk mund të realizohen pa sinkronizim me institucionet kosovare..”, tha Isufi..
Ndërkaq Arbër Muhagjeri, drejtor i Drejtoratit për promovimin e Sektorit Privat, KIESA, ka bërë një prezantim të gjendjes aktuale të ekonomisë në Kosovë dhe ka thënë se shkëmbimet tregtare ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës po nxisin investimet e jashtme direkte që po vijnë nga Zvicra.

“Në 5 vjetët e fundit Zvicra është investitori më i madh në Kosovë duke kaluar kështu Turqinë, e cila dominoi për disa vite me radhë”, tha Muhagjeri, raporton albinfo.ch.
“Zvicra në 5 vitet e fundit është duke dominuar edhe në investimet e jashtme direkte në Kosovë fal jush bizneseve shqiptare që keni sjell partnerët tuaj për investime”, tha para afaristëve të mbledhur në Cyrih.

Mesatarisht nga vitit 2005-2018 importi vjetor ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës është 23.85 milionë euro apo në total prej 310.7 milionë euro për 13 vite ndërsa shkëmbimet tregtare nga viti 2013 deri 2018 kapin shumën prej 466.82 milionë apo mesatarisht 35.9 milionë euro në vit.
Edhe trendi i eksportit kosovar në Zvicër në 5 vjetët e fundit sillet nga 10 deri 21 milionë në vit.
Me këto statistika Muhagjeri ka dashur të bind biznesmenët shqiptarë në Zvicër se Kosova ka implementuar reforma ekonomike, të cilat e bëjnë shumë të favorshme ose atraktive Kosovën për investimet zvicerane, por edhe ato evropiane.
Nahit Sharku nga Administrata Tatimore ka folur për lehtësirat tatimore që ofrojnë për investitorët e huaj ndërsa Xhemajl Fejza nga Doganat e Kosovës ka folur për rolin e Doganës për tërheqjen e investimeve në Kosovë.

Ky i fundit tha se po aplikojnë procedura të thjeshtëzuara të zhdoganimit në import dhe eksport dhe se zbatojnë pagesa elektronike dhe lidhje të drejtpërdrejta me bankat për pagesën e detyrimeve doganore.
Fejza ka bërë të ditur se janë liruar pothuajse të gjitha makineritë nga detyrimet doganore.
“Edhe lëndët e para janë liruar nga taksat doganore dhe TVSH-ja sipas procedurës LPP/LDT”, tha Fejza.
Pjesëmarrësit patën rastin në këtë takim të këmbejnë informacione me përfaqësues të institucionet kosovare. Takime të tilla informuese do të organizohen edhe në Gjermani po edhe në vendet tjera ku frekuentojnë një numër i madh i bizneseve të diasporës.

E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”