Shqipëria
Zvicra, investitori më i madh në Shqipëri
Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë për Investimet e Huaja Direkte sipas shtetit bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit 2017 investitori më i madh ishte Zvicra, me 87 milionë euro, që erdhën kryesisht në tremujorin e parë.
Në vend të dytë është Holanda, me 77 milionë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, “Statkraft”, kompania që po ndërton me koncesion HEC-in e Devollit, që deri tani ka investuar rreth 500 milionë euro, ka investitor direkt holandez.
E treta është Austria, me 44 milionë euro. Edhe austriakët janë investitorë të mëdhenj në sektorin e energjisë, përmes hidrocentralit të Ashtës, që po ndërtohet nga kompania Verbund.
Siç raporton Monitor në Tiranë, në vend të katërt ka kaluar për herë të parë Franca, me 40 milionë euro, nga të cilat 35 milionë euro në tremujorin e dytë, si rrjedhojë e punimeve që po kryhen nga kompanitë franceze për gazsjellësin TAP. Një nga kompanitë franceze që ka hyrë së fundmi në Shqipëri është “Spiecapag”, e themeluar në shkurt 2016, një nga nënkontraktorët kryesorë të gazsjellësit TAP, që po ndërtohet në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Banka e Shqipërisë raporton edhe 90 milionë euro investime të huaja në 6 mujorin e parë, origjina e të cilave nuk jepet për arsye konfidencialiteti, por që lidhen kryesisht me punimet për gazsjellësin TAP, investitori i të cilit është një konglomerat shtetesh.
Në vite, rekordin e stokut të investimeve vijon ta mbajë Greqia, që edhe për disa vjet duket e paarritshme. Në vite, kompanitë me kapital grek kanë investuar 1.2 miliardë euro, ku peshën kryesore e kanë zënë telekomunikacionet. E dyta është Holanda, me 817 milionë euro, kryesisht në fushën e energjisë.
Investitori i tretë më i madh në vite është Kanadaja, si rrjedhojë e aktivitetit të kompanisë “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse mbi tokë në Evropë, atë të Patos Marinzës. Në fund të vitit 2016, “Bankers” është shitur tek kinezët e Geo Jade. Më pas renditet Zvicra me 647 milionë euro, kryesisht në energji.
Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të lartë të sipërmarrjeve, me rreth gjysmën e subjekteve të huaja në vend, është vetëm investitori i pestë më i madh në vite. Kompanitë italiane që vijnë në Shqipëri janë kryesisht të vogla dhe investimet më të mëdha kanë qenë në fushën e tekstileve e këpucëve. Pas Italisë renditen Turqia, Austria, Qipro dhe Franca.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










