Shkurt.ch
Zvicra ia sheh “hajrin” të huajve
Niveli i lartë i imigracionit nuk ka prodhuar efekte negative ose presion mbi punëtorët vendës e as mbi pagat (dumping) në vend, vlerëson Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco).
Seco shpjegon nivelin e lartë të emigracionit me zhvillimin e favorshëm ekonomik në Zvicër.
Për pesëmbëdhjetë vjet është në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë e nënshkruar nga Zvicra me BE-në.
Për herë të trembëdhjetë, Seco ka hetuar efektet mbi tregun zviceran të punës.
Imigracioni është rritur ndjeshëm me lëvizjen e lirë të personave. Vitin e kaluar, 56,300 njerëz erdhën në Zvicër. Që nga futja e lëvizjes së lirë të personave mesatarisht 65.500 persona erdhën në vit, pothuajse dy të tretat prej tyre nga BE-ja.
Krahasuar me vendet e BE-së, pjesa e emigrantëve në popullsinë e përgjithshme është e lartë. Vetëm Luksemburgu shënoi një përqindje edhe më të lartë në vitet e fundit, siç thotë raporti, përcjell albinfo.ch.
Ekonomia zvicerane ka një nevojë të madhe për punëtorë që nga futja e lëvizjes së lirë të personave në zonën e BE-së.
Kërkesa për punëtorë të kualifikuar është veçanërisht e lartë. Pa një lëvizje të lirë të personave, raporti do të çonte në një deficit profesional. Në sektorët përkatës, 16% e fuqisë punëtore janë emigrantë të BE-së, dhe pjesëmarrja është 12% në të gjithë sektorët.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









