Lajme
Zvicra hap edhe më shumë vende të lira të punës
Zvicra shënon rritje të numrit të vendeve të lira të punës në maj
Muajin e kaluar, firma e punësimit Michael Page vuri në dukje një rritje të lehtë në pozicionet vakante në tregun zviceran të punës, e nxitur kryesisht nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe energjisë, përcjell albinfo.ch.
Mundësitë e punësimit u rritën me 1.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas sektorëve, specialistët e pasurive të paluajtshme mbeten aktivisht të kërkuar me një rritje prej 23.5 për qind në numrin e ofertave të punës të publikuara.
Fusha e energjisë dhe furnizimit ka gjithashtu nevojë për fuqi punëtore (+18,7%), së bashku me atë të teknologjive mjedisore (+9,8%).
Për sa i përket rajoneve, Zvicra qendrore regjistroi rritjen më të fortë brenda këtyre sektorëve (+6 përqind), e ndjekur nga pjesa veriore e vendit (+4.4 përqind).
Në zonën e Cyrihut dhe liqenit të Gjenevës, nga ana tjetër, numri i vendeve të lira ka rënë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










