Sport
Zvicra fton futbollistët shqiptarë në ndeshjen kundër Kroacisë
Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, gjermani Ottmar Hitzfeld, ka kompletuar skuadrën e tij për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme kundër Kroacisë në Split.
Takimi i Splitit është i rëndësishëm për të dyja palët për t’i nisur sa më mirë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014
Pesë shqiptarët ftohen rregullisht nga përzgjedhësi Ottmar Hitzfeld.
Për dallim prej ndeshjeve të muajit maj kundër Gjermanisë dhe Rumanisë, Valon Behrami, Blerim Xhemali dhe Xherdan Shaqiri do të jenë në skuadrën zvicerane në Split. Ata kishin munguar për shkak të lëndimeve. Edhe Grantit Xhaka do të jetë pjesë e skuadrës zvicerane.
Përveç Klose dhe Rodriguezit që janë pjesë e ekipit olimpik në Londër, edhe Diego Benaglio, Francois Affolter, Emeghara Innocent, Mario Gavranovic dhe Admir Mehmedi do të jenë pjesë e skuadrës zvicerane. Hitzfeld do të marrë me vete edhe dy portierët, Benaglio dhe Wolfli.
Kjo ndeshje vjen para dy sfidave të para kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ që Zvicra do t’i zhvillojë ndaj Sllovenisë më 7 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 shtator.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










