Shkurt.ch
Zvicra fiton 20 medalje në Kampionatin Botëror të Profesioneve
Me këtë numër medaljesh të fituara, Zvicra ka zënë vendin e dytë në mesin e ekipeve pjesëmarrëse, pas Kinës
Në Kampionatin Botëror të profesioneve, i cili është mbajtur në Abu Dabi, ekipi nacional i Zvicrës ka fituar 20 medalje, njëmbëdhjetë nga të cilat, të arta. Ky është numër rekord medaljesh për Zvicrën, po u krahasua me pjesëmarrjet në kampionatet e mëparshme botërore të profesioneve, shkruan srf.ch.
Medaljet e arta për ekipin zviceran i ka fituar një elektromekanik, një mobiljepunues, një furrtare dhe një infermiere. Me këtë numër medaljesh të fituara, Zvicra ka zënë vendin e dytë në mesin e ekipeve pjesëmarrëse, pas Kinës.
Konkurrenca në këto gara botërore është rritur shumë gjatë viteve të fundit, transmeton albinfo.ch. Në to po marrin pjesë gjithnjë më shumë shtete, në veçanti ato nga Azia dhe nga Amerika e Jugut.
Udhëheqësit e ekipit prej 38 vetave nga Zvicra thonë se ky sukses ka qenë i papritur për ta. Kjo për faktin se, sipas tyre, garuesit zviceranë kanë qenë nxënës të zakonshëm ose punëtorë që kanë mbaruar zanatin në profesionet në fjalë, ndërsa disa nga shtetet pjesëmarrëse kanë trajnuar garuesit e tyre për shumë vite me radhë në mënyrë specifike për profile të ngushta profesionale.
Për fitoren e madhe, ekipi ka marrë urime edhe nga Këshilli Federal i Zvicrës.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











