Kosova
Zvicra është krenare të mbështesë turizmin në malet e bukura të Kosovës
Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore. Nisur nga ujëvarat e deri te shpellat, malet e larta, janë arsye në vete për ta vizituar Kosovën dhe për t’i parë e për t’i përjetuar këto bukuri, transmeton albinfo.ch.
Në malet e Kosovës ka filluar të bie bora e parë, e bashkë me të është shtuar edhe dëshira për të eksploruar natyrën e mbuluar nga bora e bardhë.

Edhe pse turizmi dimëror është një traditë, e cila ka filluar të zhvillohet në kohët e fundit në Kosovë, ai ka filluar të ketë rritje të vazhdueshme dhe tashme është shëndrruar edhe në traditë dimërore.
Mundësitë që Kosova ofron gjatë stinës së dimrit janë të shumta, mjafton ta keni dëshirën për t’i eksploruar ato.

Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore, duke filluar nga liqenet, ujëvarat e deri tek malet, të cilat nuk janë më atraksione që vizitohen vetëm në sezonin veror, pasi që qytetarët e Kosovës kanë një interes të jashtëzakonshëm për turizmin dimëror të cilin e ofron vendi ynë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Malit, Zvicra është krenare të mbështesë turizmin në malet e bukura të Kosovës dhe të ndihmojë në mbrojtjen e lumenjve në parqet kombëtare në Kosovë.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka shkruar se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Malit, Kosova gëzon shumë vende turistike malore dhe se shetit zviceran do ta mbeshtesë dhe ndihmojë në mbrojtjen e lumenjve në parqet kombëtare në Kosovë.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











