Lajme
Zvicra ende nuk ka vendosur nëse do të hapë kufirin me Italinë
Italia po përgatitet të rihapë kufijtë e saj me pjesën tjetër të Evropës
Një projektligj për rregullat e reja u botua më 15 maj 2020 nga Këshilli i Ministrave Italianë. Ai siguron mundësinë e lejimit të hyrjes së të huajve në Itali nga 3 qershori 2020 pa detyrimin e tyre për të hyrë në karantinë prej 14 ditësh. Hyrja përfshint vendet e BE-së dhe anëtarët e Shengenit, përfshirë Zvicrën dhe Monakon, përcjell albinfo.ch.
Vendimi ishte i njëanshëm, kështu që nuk përfshin udhëtarët që hyjnë në Zvicër nga Italia. Në një intervistë për transmetuesin zviceran SRF, Karin Keller-Sutter, kishte thënë: “Zvicra do të vendosë në mënyrë të pavarur nëse do t’i lejojë njerëzit nga Italia të hyjnë në Zvicër, në kohën e kërkuar.”
Ajo ka thënë po ashtu: “Është gjithashtu e rëndësishme për mua që të konsultohemi ngushtë me Kantonin e Ticino-s për këtë çështje, kanton ky që u prek shumë keq nga pandemia”, përcjell albinfo.ch.
Norman Gobbi, një këshilltar i Ticino-s, i tha televizionit RSI se është i shqetësuar për pasojat e mundshme që mund të ketë një hapje e kufirit mbi situatën epidemiologjike në kanton.
Më vonë, mjeku kantonal Giorgio Merlani i kishte thënë RSI-së: “Motivimi nga pikëpamja ekonomike është i qartë, nga ajo shëndetësore, veçanërisht duke parë evolucionin epidemiologjik në veri të Italisë, i cili është akoma i pasigurt. Nga këndvështrimi shëndetësor, është një vendim befasues”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












