Kosova
Zvicra ekstradon biznesmenin e akuzuar se ka porositur një vrasje në Kosovë
Pasi që ankesat e tij kanë dështuar të gjitha instancat gjyqësore, ai është ekstraduar në vendin e prejardhjes, njofton Ministria e Drejtësisë dhe e Policisë e Zvicrës (EJPD)

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë biznesmeni zviceranokosovar (B.R.) nga Hergiswili (Kantoni Nidwalden), i dyshuar si njeriu që ka porositur vrasjen e një personi në Kosovë, shkruan luzernerzeitung.ch. Afaristi në fjalë, pronar i njërës ndër ndërmarrjet më të forta në lëmin e patundshmërive në Zvicrën qendrore, i kërkuar nga autoritetet kosovare si i dyshuar për përfshirje në vrasje është mbajtur në burgun zviceran që nga qershori i vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Pasi që ankesat e tij kanë dështuar të gjitha instancat gjyqësore, ai është ekstraduar në vendin e prejardhjes, njofton Ministria e Drejtësisë dhe e Policisë e Zvicrës (EJPD).
Ai deri tash ka refuzuar t`i dorëzohej vullnetarisht drejtësisë në Kosovë duke pretenduar pafajësinë. Por pasi që së fundi edhe Gjykata Federale si instanca më elartë e gjyqësisë së Zvicrës ia hodhi poshtë ankesën, dëbimi i tij u bë akt i kryer.
Pronari i kompanisë së patundshmërive, baba i pesë fëmijëve akuzohet në Kosovë për porosinë e bërë për një vrasje. Një person qe vrarë në Prapaqan të Deçanit në qershor të vitit 2014. Vrasësi qe dënuar me 18 vjet heqje lirie ndërsa porositësi i vrasjes, sipas autoriteteve kosovare ka qenë pikërisht biznesmeni nga Hergiswili.
Detajet e e dëbimit ashtu si dhe gjendja e tij pas kthimit në Kosovë nuk janë bërë të njohura. EJPD njofton vetëm se, sa u përket autoriteteve zvicerane, me dëbimin e kryer puna konsiderohet e përfunduar.
Gjatë mbajtjes në paraburgim të kosovarit, një detaj kishte bërë bujë dhe për të kishin raportuar mediet kishte transmetuar edhe albinfo.ch). Ai kishte ushtruar kallëzim penal ndaj një kandidati për këshilltar në Asamblenë komunale tüë Hergiswilit, për faktin se e kishte quajtur kriminel. Etiketimin si kriminel ai ia kishte bërë në kontekst të akuzës ndaj një politikani lokal i cili kishte qenë i punësuar në kompaninë e kosovarit. Kandidati në fjalë pra e kishte akuzuar politikanin e përmendur se po punonte për një “kriminel” dhe kështu nuk kishte kredibilitet për postin që mbante. Më vonë ky i fundit kishte dhënë dorëheqje nga puna në ndërmarrjen e kosovarit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti