Shkurt.ch
Zvicra, e varur nga ekspertët dhe menaxherët e huaj
Lëmenjtë në të cilët ka mungesa më të mëdha janë ata teknikë si industria e makinave dhe ajo elektronike si dhe ekonomia ndërtimore
Zvicra, si vend që është seli kompanish të mëdha, edhe të tilla me qasje ndërkombëtare, po përballet me mungesë kuadrosh të specializuara dhe asosh udhëheqëse. Kryesisht mungesat shprehen në shëndetësi, arsim dhe në profesionet teknike, të mbizotëruara nga meshkujt. Dhe, jo të gjitha boshllëqet mund të mbyllen me kuadro që vijnë nga jashtë.
Këto përfundime dalin nga një raport i prezantuar nga SECO (Sekretariati Shtetëror i Ekonomisë). Lëmenjtë në të cilët ka mungesa më të mëdha sa u takon kuadrove drejtuese janë lëmenjtë teknikë si industria e makinave dhe ajo elektronike si dhe ekonomia ndërtimore. Mungesa ka edhe në profesionet mjekësore dhe në turizëm.
Por, përveç për menaxherë, Zvicra ka nevojë edhe për më shumë specialistë të arsimit dhe për personel shëndetësor. Nevojën për këtë të fundit po e bën më të mprehtë mosha gjithnjë më e shtyrë e popullatës, nevojat për përkujdesje të të cilës vijnë duke u rritur.
Bernard Weber nga Seco flet për një problem të dyfishtë me të cilin përballet Zvicra në këtë drejtim. “Nga njëra anë kemi mungesa në personel e nga ana tjetër të punësuarit në këto fusha janë mbimesatarisht të vjetër dhe së shpejti e mbërrijnë moshën e pensionimit. Kjo nënkupton nevojën për më shumë personel të moshës së re.
Si mungesë tjetër në studim është identifikuar numri i vogël i femrave në profesionet teknike. Në këto profesione zbrazëtirat plotësohen me ekspertë nga jashtë. Por sipas Weberit, profesionet teknike në një afat më të gjatë mund të bëhen më atraktive edhe për femrat, dhe në këtë mënyrë do të shfrytëzohej më mirë potenciali ekzistues brenda Zvicrës, transmeton srf.ch.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











