Maqedonia
Zvicra e Maqedonia e Veriut, me memorandum për migracionin
Nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim në pjesën e migracionit e konsiderohet thellim i bashkëpunimit në një nivel më të lartë
Parandalimi i emigracionit ilegal, lufta kundër tregtisë me emigrantë e riatdhesimi më i lehtë i tyre, tash e tutje janë formalizuar përmes një memorandumi bashkëpunimi mes Zvicrës e Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, me ftesë të këshilltarit federal në Departamentin për Drejtësi dhe Polici të Konfederatës së Zvicrës, Karin Keler-Suter, si dhe të Sekretariatit Shtetëror për Migracion të Konfedrartës së Zvicrës, e udhëhoqi delegacion në vizitë të punës në Bernë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Federal të Zvicrës për vendosjen e partneritetit për migracion, transmeton albinfo.ch.
“Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konfederatës së Zvicrës bazohen në bashkëpunim konstruktiv, dialog politik dhe përkrahje të përbashkët si në planin bilateral, po ashtu edhe në atë multilateral. Përcaktimi i Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim, miqësi dhe marrëdhënie të mira, ndër të tjerave, është shprehur edhe me interesin me prioritet të madh për aderim në strukturat evropiane dhe euro-atlantike dhe në asociacionet tjera rajonale, si dhe zhvillimin e të gjitha të llojeve të bashkëpunimit, para së gjithash nga fusha punëve të brendshme”, theksoi ministri Spasovski, duke vlerësuar bashkëpunimit të deritanishëm bilateral ndërmjet ministrisë si e frytshme dhe e hapur, me bindjen se e njëjta do të vazhdojë të zhvillohet me intensitet të zmadhuar.
Pas takimit, ministri Spasovski dhe kolegia e tij Keler-Suter e nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Federal të Zvicrës për vendosjen e partneritetit për migracion, pas së cilës kishte edhe deklaratë për mediumet e Zvicrës nga ana e ministrit Spasovski.
“Nënshkrimi i këtij Memorandumi do të kntribuojë për avancimin, thellimin dhe zgjerimin e dialogut në fushën e migracionit, posaçërisht për faktin dhe ai ofron mundësi për vendosjen e dialogut të përhershëm dhe të rregullt dhe proces të përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, përkatësisht menaxhimin me punët e migracioneve, riatdhesimit, ndihmë gjatë kthimit dhe riintegrim, parandalimit të migracionit ilegal, luftë kundër tregtisë me migrantë dhe tregtisë me njerëz, bashkëpunim në fushën e edukimit dhe trajnimit, marrëdhëniet me diasporën si dhe integrimin edhe të disa fushave relevante për ndërtimin e kapaciteteve në menaxhimin e migracionit dhe lëvizjen e popullatës ndërmjet dy vendeve”, theksoi ministri Spasovski në deklaratën e sotme për mediumet e Zvicrës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












