Autotech
Zvicra e dyta me internetin më të shtrenjtë në Evropë
Vendi më i shtrenjtë, sipas të dhënave të Cable.co.uk është Zimbabwe, ku nëse iu bie rruga ta vizitoni do të duhet të paguani rreth 75.2 dollarë
Smartfonët janë bërë tashmë një mjet i pandashëm nga dora e njeriut, duke e çuar komunikimin në një tjetër nivel.
Por që smartphone-t të jenë multifunksionale duhet që të lidhen me internet. Tashmë telefonata, shkëmbimi i mesazheve, përditësimi i hartave në telefon kërkojnë internet.
Në Shqipëri një giga trafik interneti kushton mesatarisht 3.22 dollarë, më lirë se në të gjithë rajonin, sipas Cable, një kompani britanike e cila merret me krahasimin e produkteve dhe shërbimeve së sektorin e IT-së. Së fundmi kjo kompani ka publikuar të dhënat mbi ofertat në vende të ndryshme të trafikut të internetit nëpërmjet një karte SIM.
Në Ballkanin Perëndimor, pas Shqipërisë, internetin më të lirë e ka Bosnje dhe Hercegovina me 3.58 dollarë, ndërsa në Maqedoni kushton 3.62 dollarë. Internetin më të shtrenjtë në rajon e kanë malazezët dhe serbët, transmeton ‘monitor’.
Në hartën e publikuar nga “Il Sole 24 Ore”, në Malin e Zi një giga trafik internet kushton 4.26 dollarë, ndërsa në Serbi po aq kushton 4.83 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Vendi më i shtrenjtë, sipas të dhënave të Cable.co.uk është Zimbabwe, ku nëse iu bie rruga ta vizitoni do të duhet të paguani rreth 75.2 dollarë.
Në Evropë internetin më të shtrenjtë, përveç Greqisë, do ta gjeni në Zvicër, ku një giga trafik kushton rreth 20.22 dollarë, Norvegji, 13 dollarë, Belgjikë 12.3 dollarë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njëjta sasi interneti kushton 12.02 dollarë. Vendi me koston më të lirë është India, ku sipas kompanisë anglezë një giga trafik interneti kushton vetëm 21 cent.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










