Lajme
Zvicra, e 7-ta për nga reputacioni jashtë vendit, shikoni kush është e para!
Në veçanti, qeverisja, vendndodhja dhe cilësia e jetës në Zvicër gëzojnë një reputacion të shkëlqyer jashtë vendit
Zvicra ka mbrojtur vendin e 7-të në “garën” për reputacion ndërkombëtar. Sipas “Index Nation Brand” (NBI), renditja e vitit të kaluar, kur ajo ishte po ashtu e shtata, mundi të ruhet, transmeton albinfo.ch. Gjermania zuri vendin e parë për herë të shtatë, duke kaluar SHBA-në si mbajtëse rekord historikisht.
Në Indeksin e NBI-së, i cili krahason imazhin e 60 vendeve çdo vit përmes një sondazhi përfaqësues, Zvicra ja doli të mbetej e shtata, njofton Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA). Kanadaja është në vendin e dytë, e ndjekur nga Japonia, Italia dhe Britania e Madhe. SHBA renditet në vendin e 10-të, shkruan sda.ch
Në veçanti, qeverisja, vendndodhja dhe cilësia e jetës në Zvicër gëzojnë një reputacion të shkëlqyer jashtë vendit. Pikat e tjera të forta të imazhit zviceran janë produktet e eksportit dhe forca inovative.
Sipas EDA-s, çështjet politike dominuan në raportimin e mediave të huaja për Zvicrën në vitin 2021. Pika kryesore e vitit ishte takimi i nivelit të lartë midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin në Gjenevë, ku Zvicra u pozicionua si “ndërtuese e urave”.
Nga ana tjetër, zhvillimet në marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së tërhoqën vëmendje kritike për vendin. Edhe këtë vit, një numër propozimesh për votim federal patën një mbulim të madh mediatik ndërkombëtar.
Nisma popullore “Po ndalimit të mbulesës” në mars dhe referendumi “Martesa për të gjithë” në shtator tërhoqën një vëmendje të madhe në mbarë botën, përcjell albinfo.ch. Prezantimi i tyre përfundimtar u mirëprit në masë të madhe.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









