Shkurt.ch
Zvicra do t`ua marrë pasaportat zvicerane xhihadistëve me dy nënshtetësi
Fjala është për persona me dy nënshtetësi dhe islamistë të radikalizuar, të cilët, si shembull, i janë bashkuar ISIS-it në Siri. Të huajt nga kjo kategori, SEM ka vendosur t`i “shnatyralizojë”
Para dy vitesh, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) kishte lancuar procedurën e parë për heqjen e nënshtetësisë ose pasaportës (natyralizimit) zvicerane një xhihadisti. Bëhej fjalë për një person që kishte edhe shtetësinë italiane dhe rasti i tij kishte bërë jehonë të madhe. Baza ligjore për një ndërmarrje të tillë atëbotë kishte qenë shumë e dobët, shkruan srf.ch.
Që nga ajo kohë, federata ka bërë konkretizimin e kritereve dhe SEM konfirmon se aktualisht janë duke rrjedhur një numër procedurash të tilla.
Fjala është për persona me dy nënshtetësi dhe islamistë të radikalizuar, të cilët, si shembull, i janë bashkuar ISIS-it në Siri. Të huajt nga kjo kategori, SEM ka vendosur t`i “shnatyralizojë”, transmeton albinfo.ch.
Siç e ka konfirmuar një zëdhënëse e SEM-it, është e vërtetë se janë duke u zhvilluar procedura ndaj personave të tillë dhe aktualisht janë më pak se 5 të tilla. Konkretisht, në fokus janë ata xhihadistë që kanë kryer aktet më të rënda terroriste ose krime tjera. Bëhet fjalë për persona që me sjelljen ose me interesat e tyre i shkaktojnë dëme të rënda imazhit të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq SEM hesht lidhur me atë nëse këta persona ndodhen në Zvicër ose jashtë vendit.
Sipas Shërbimit Informativ Federal (NDB), nga Zvicra, xhihadit deri tash i janë bashkuar gjithsej 19 persona me shtetetësi të dyfishtë.
Ndërkaq, öprocedura për marrjen e nënshtetësisë xhihadistit të përmendur italozviceran është ndërprerë pasi që personi në fjalë ka humbur jetën në Siri.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










