Lajme
Zvicra do t’i “gjuajë” më shumë se 620,000 vaksina të skaduara Covid
Rreth 620,000 doza të vaksinës Moderna Covid-19 të ruajtura në Zvicër kanë skaduar. Prej tyre, 200,000 janë në frigoriferë kantonalë dhe 420,500 mbahen nga ushtria, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) konfirmoi një raport të jashtëm të radios publike zvicerane, RTS, të enjten.
FOPH duhet të pajtohet me asgjësimin e këtyre vaksinave, tha zëdhënësi i zyrës shëndetësore, Grégoire Gogniat, duke shpjeguar se kostoja e shkatërrimit të tyre do të ishte një frang për kilogram.
Nuk mund të përjashtohet që edhe grupe të tjera të kenë të njëjtin fat. Thuhet se ka rreth shtatë milionë doza vaksinash ende në frigoriferët e ushtrisë, pasi numri i vaksinimeve ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












