Lajme
Zvicra do të rifillojë përgjimet e abuzuesve të ndihmave sociale?
Komisioni për Punë Sociale i Dhomës së Kantoneve të Zvicrës dëshiron që personat e dyshuar, të fillojnë sërish të përgjohen nga detektivët
Nuk kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur Zyra Federale për Sigurime Sociale kishte vendosur që të ndërpriste praktikën e përgjimit të personave të dyshuar për abuzim me ndihmat sociale. Zyra në fjalë madje u kishte ndërprerë punën menjëherë detektivëve të angazhuar për të bërë përgjimin, shkruan albinfo.ch. E gjithë kjo kishte ardhur si pasojë e një vendimi gjyqësor të Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, sipas të cilit, në Zvicër mungon baza ligjore për të realizuar përgjimin në fjalë.
Gjegjësisht, përdorimi i xhirimeve të bëra nga këto përgjime, do të ishte i paligjshëm. Edhe Këshilli Federal (qeveria e vendit), e vetëdishme për mangësinë në fjalë, kishte rekomanduar të njëjtën gjë.
Por, ndërkaq Komisioni për Punë Sociale e i Dhomës së Kantoneve të Zvicrës sot ka shprehur një qëndrim tjetër. Ai dëshiron që personat e dyshuar, të fillojnë sërish të përgjohen nga detektivët, raporton srf.ch. Madje, komisioni kësaj radhe ka qenë i njëzëshëm në këtë qëndrim. Sipas tij, Dhoma e Kantoneve duhet të merret me këtë çështje jo më larg se në sesionin dimëror të punës së saj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













