Shkurt.ch
Zvicra do të ndalojë automjetet e shpejta e të zhurmshme
Automjetet e reja, të cilave zhurma e motorit mund t'i përforcohet në mënyrë manuale, nuk do të lejohen nga viti 2016.
Zhurma e automjeteve është mjaft e dëshirueshme nga një numër të rinjsh në Zvicër. Sidomos veturat e modelit sportiv, si Jaguar, Porsche Panamera GTS, lëshojnë breshëri të zhurmës së lartë. Nga 1 korriku 2016 modelet e reja të makinave sportive në BE dhe Zvicër vështirë se mund të lejohen të jenë më të zhurmshme se makinat e zakonshme PKW. Këtë e konfirmon Zyra Federale e Rrugëve (Astra). Bashkimi Evropian ka plotësuar një boshllëk në ligjin përkatës, i cili është shfrytëzuar në mënyrë sistematike nga prodhuesit e makinave sportive me performancë të lartë të shpejtësisë.
Në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe, Zvicra ka marrë disa nga rregullat e BE-së për automjete motorike. A është sot për makinat e zakonshme në Evropë niveli i zhurmës deri në 74 decibel. Makina e fuqishme teorikisht mund të jetë 1 decibel më e zhurmshme. Këto përfshijnë makina nga Aston Martin, Ferrari, Maserati, Jaguar, Porsche dhe Audi. 1 decibel është një dallim i vogël, që është mezi i perceptueshëm për njerëzit.
Megjithatë, dallim shkakton “Klappenauspuffsysteme”. Bëhet fjalë për pajisje të veçantë të dizajnuar në sistemin që mund të aktivizohet nga shoferi. Në mungesë të ligjit, policia ka qenë e pafuqishme të reagojë ndaj automjeteve të zhurmshme.
Klubi Trafiku në Zvicër (VCS) ka thënë të jetë i kënaqur me ndryshimin e ligjit. “Kjo është absurditet absolut, kur disa shoferë lëshojnë zhurmë të tepruar në emër të një ideje të keqkuptuar mashkulloriteti. Këto ditë ne jemi të ekspozuar vazhdimisht ndaj zhurmës”, thotë zëdhënësi i VCS-së, Gerhard Tubandt.
Rregullorja vlen për modelet e reja të makinave, të cilat janë të regjistruara nga 1 korriku 2016.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









