Zvicra do të kandidojë për një vend në Këshillin e Sigurimit
Në vitin 2012 Qeveria do të vendosë për kandidimin, ndërsa koha kur Zvicra mund të marrë vendin e saj në KS mund të jetë viti 2024
Zvicra mund të bëhej pa problem anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Statusi i saj si shtet neutral nuk do të paraqiste ndonjë pengesë për këtë. Kështu është shprehur presidentja e re e Zvicrës dhe ministrja e jashtme, Micheline Calmy Rey në një intervistë dhënë gazetës „Aargauer Zeitung”.
Edhe shtete të tjera neutrale si Austria tashmë kanë pasur postin e shtetit anëtar të Këshillit të Sigurimit, ka thënë ajo. Neutraliteti, sipas presidentes, ndalon Zvicrën të marrë pjesë në konfliktet në mes të shteteve ndërsa Këshilli i Sigurimit ka në një kuptim funksionin e policit që synon vendosjen erendit paqësor në botë.
Zonja Rey ka dhënë edhe afatin në të cilin mendon se Zvicra duhet të kandidojë për këtë pozitë. Do të jetë viti 2012 kur Qeveria Federale do të vendosë rreth kësaj, ndërsa koha kur Zvicra mund të marrë vendin e saj në KS mund të jetë viti 2024.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










