Lajme
Zvicra do të hapë kufijtë për shtetet që kanë marrë dritën jeshile nga BE-ja
SEM: "Zvicra dëshiron të heqë kufizimet e hyrjes për vendet e treta nëse është e mundur në koordinim me vendet e tjera të Shengenit"
Vendet e BE-së kanë vendosur që, duke filluar nga e mërkura, t`ua lejojnë përsëri hyrjen të huajve nga 14 shtete. Këtu përfshihen shtetet si: Australia, Kanadaja, Japonia etj., dhe, kushtimisht, edhe Kina, shkruan srf.ch.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëjnë pjesë në këtë listë.
Zvicra duket se do të adoptojë këtë rregullore evropiane, transmeton albinfo.ch. Pyetjes së SRF News lidhur me këtë çështje, Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) i është përgjigjur me sa vijon: “Zvicra dëshiron të heqë kufizimet e hyrjes për vendet e treta nëse është e mundur në koordinim me vendet e tjera të Shengenit, përcjell albinfo.ch.
Në varësi të zhvillimit të situatës epidemiologjike në këto vende të treta, ndalesa e hyrjes duhet të hiqet gradualisht dhe në mënyrë sa më të koordinuar që të jetë e mundur”.
Departamenti i Drejtësisë dhe Policisë, në kuadër të të cilit vepron SEM, “do të informojë mediat në kohën e duhur lidhur me heqjen e kufizimeve të udhëtimit”, thuhet në përgjigje.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) nga ana tjetër thekson se do të ekzaminohet paralelisht nëse Zvicra do të vendosë masa të vetat sanitare për udhëtarët që vijnë nga vendet e tilla, transmeton albinfo.ch. Ende nuk është marrë një vendim në lidhje me këtë.
Të rikujtojmë. Këto janë vendet të cilave BE u ka dhënë dritën e gjelbër: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlandë, Tunizia dhe Uruguai.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk bëjnë pjesë në mesin e këtyre vendeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












