Shkurt.ch

Zvicra do ta ndalojë me ligj shkuarjen në luftë për “xhihad”

Një ligj i rishikuar do të mundësonte që prindërit të cilët druajnë se fëmija i tyre dëshiron të shkojë të luftojë për xhihad, të paraqiten te autoritetet përkatëse

Shërbimi zviceran i Sigurimit të Shtetit vlerëson se deri më tash rreth 15 shtetas zviceranë u janë bashkuar islamistëve radikalë në luftimet e tre në Siri. Me ligjet ekzistuese, shteti nuk mund të ndalojë shkuarjen e  tyre. Por, politikanët e Zvicrës,  të frymëzar nga Franca, ku tashmë me ligj ndalohet shkuarja e të rinjve në zonat e luftës, kanë ngritur çështjen që të miturve t`u pamundësohet shkuarja në Siri për të marrë pjesë në luftën e atjeshme.  

Deputetja e CVP/PDC Ida Glamzmann, njëherësh eksperte e sigurisë, ka qenë e para në këtë drejtim. Ajo është shprehur për mediet zvicerane se “do të duhej të vendosej një bllokadë për udhëtim të të rinjve. Dhe këtë mundësi do ta trajtojmë edhe në kuadrin e ligjit për Shërbimin Informativ”.

Një ligj i rishikuar do të mundësonte që prindërit të cilët druajnë se fëmija i tyre dëshiron të shkojë të luftojë për xhihad, të paraqiten te autoritetet përkatëse. Ligji në një rast të tillë do t`ua ndalonte për shembull kompanive ajrore që të transportojnë këta të rinj.

Por Glanzmann do të provojë të përfitojë edhe deputetët nga partitë tjera për çështjen që ka ngritur. Së paku pjesë nga SVP/UDC-ja pret që ta mbështesin.

Deputeti nga SVP/UDC, Hans Fehr lidhu me këtë ka thënë se do ta mbështeste një masë të tillë, por duke shtuar se nuk pret shumë nga e gjithë kjo. Sepse, sipas tij, Ideja e deputetes Glanzmann nuk premton shumë. Ai thotë se Shërbimi Sekret i Zvicrës ka nevojë  për më shumë mundësi të mbikëqyrjes dhe vëzhgimit të të dyshuarve. Veçanërisht të rrezikshëm janë, sipas tij ata që kthehen nga Siria.