Zhvillim
Zvicra digjitalizon funksionimin e qeverisjes lokale në Shqipëri

Në Shqipëri do të funksionojnë qendra moderne, të cilat do të ofrojnë shërbime elektronike për qytetarët dhe lidhin bashkitë me komunat.
Bëhet fjalë për një program me financim zviceran, raportojnë mediat në Tiranë.
Një model i tillë i shërbimeve të qeverisjes vendore është promovuar të shtunën në Lezhë e Kallmet të Shqipërisë.
Promovimi ishte bërë në “Ditën e Qyteteve Inteligjente”.
Ky aktivitet mblodhi ministra të qeverisë, kryetarë bashkie dhe komunash, partnerë ndërkombëtarë dhe qytetarë vendës.
Ambasadori zviceran në Tiranë, Christoph Graf, tha se dixhitalizimi ka arritur në Shqipëri në shumë forma, duke përfshirë shërbime qeveritare përmes mjeteve elektronike.
„Decentralizimi, reformimi territorial dhe administrativ dhe e-qeverisja po kryqëzojnë rrugët e tyre. Kjo është një mundësi për të krijuar efiçiencë, për të integruar sistemet dhe për të përmirësuar shërbimet”, citon atsh ambasadorin zviceran.
Ai përmendi dobitë që sjell e-qeverisja, si transparenca dhe llogaridhënia më e lartë, kostot e reduktuara dhe koha e kursyer nga ana e qytetarëve.
“Unë besoj se dixhitalizimi dhe qeverisja e mirë ecin krah për krah. Por, le të mbajmë në mend gjithashtu se do të duhet kohë e gjatë dhe që jemi vetëm në hapat e parë”, kujtoi ambasadori Graf.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen e kësaj nisme, ndërsa ministrat shqiptarë Bledi Çuçi dhe Milena Harito pohuan se modeli i zyrave me një ndalesë lidh qeverinë vendëse me inovacionin.
Programi zviceran për decentralizimin dhe zhvillimin vendor ka prezantuar disa raste të shërbimeve të përmirësuara për qeverisjen vendore, si informimi dhe komunikimi, menaxhimi i mbetjeve, menaxhimi i financave publike dhe e-qeverisja.
Programi filloi me ndërtimin e faqeve në internet për bashkitë dhe komunat në Shqipëri dhe tani po prezanton shërbime më ndërvepruese, përmes të cilave qytetarët mund të aplikojnë dhe të ndërveprojnë online me njësitë e qeverisjes vendore.
Zviceranët synojnë të modernizojë funksionimin e qeverisjes vendore dhe të krijojë shembuj të mirë që mund të zbatohen edhe në rajone të tjera të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025” Pas suksesit të edicionit të parë, ftesë për pjesëmarrje në “Kosova in Berlin – Edicioni i...
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz