Shkurt.ch
Zvicra dhe Luksemburgu, përfituesit më të mëdhenj nga migracioni
Sipas raportit më të ri të OECD-së del se imigrantët në Zvicër i kanë rritur të ardhurat tatimore të vendit për së paku 6.5 miliardë franga Neto.
Në mesin e shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Zvicra, krahas Luksemburgut, është vendi që nxjerr përfitimet më të mëdha financiare nga të huajt që jetojnë dhe punojnë atje.
Ky konstatim del nga raporti që ka publikuar OECD me titullin “Perspektiva ndërkombëtare e migracionit 2013”, të prezantuar të enjten në Berlin dhe në Bruksel. Sipas këtij raporti del se imigrantët në Zvicër i kanë rritur të ardhurat tatimore të vendit për së paku 6.5 miliardë franga Neto.
Sipas një metode tjetër, më të lirë të llogaritjes, madje del se imigrantët i sjellin Zvicrës deri në 11 miliardë franga në vit përmes taksave. Krahasuar me brutoprodhimin vendor të Zvicrës që në vitin 2011 ka qenë 586.8 miliardë franga, kjo shumë përbën 1.9 për qind.
Nga të gjitha vendet e OECD-së, vetëm në Luksemburg kjo përqindje është më e lartë, 2.0 për qind. Po ashtu Luksemburgu dhe Zvicra kanë pasur në vitin 2011 përqindjen më të lartë të imigrantëve në raport me numrin e banorëve në mesin e shteteve të OECD-së, shkruan nzz.ch.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














