Shkurt.ch
Zvicra dëbon më shumë azilkërkues nga Eritrea
Nëse në muajin qershor ishin shqyrtuar vetëm 24 kërkesa, në shtator ky numër është rritur në 772
Eritreanët, prej një kohe të gjatë përbëjnë numrin më të madh të refugjatëve që kërkojnë azil në Zvicër. Për shkak të situatës vazhdimisht problematike në atë vend afrikan dhe për shkak të rreziqeve të cilave u nënshtrohen refugjatët e Eritresë gjatë arratisë, ata kanë pasur siguri pothuaj të plotë që të mos dëbohen nga Zvicra. Një numër i madh i tyre po ashtu ka fituar edhe të drejtën e qëndrimit.
Por muajve të fundit kjo qasje ndaj tyre ka ndryshuar. Numri i kërkesave për azil të eritreanëve që i janë nënshtruar një shqyrtimi më të thelluar ka shënuar rritje të madhe në disa muajt e fundit. Kështu, nëse në muajin qershor ishin shqyrtuar vetëm 24 kërkesa, në shtator ky numër është rritur në 772.
Siç njofton televizioni i Zvicrës Romande RTS, ky shqyrtim i thelluar i kërkesave për azil bëhet për të lehtësuar mundësinë e kthimit të tyre në Itali, ku janë paraqitur për herë të parë për azil. Këtë e ka konfirmuar një zëdhë¨nëse e Sekretariatit Federal për Migracion (SEM).
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













