Shkurt.ch
Zvicra bëhet me ligj më të ashpër kundër terrorizmit
Sipas nënkryetarit të Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Policisë dhe Drejtësisë, Beat Villiger, me ashpërsimin e synuar, ligji përkatës i Zvicrës do të barazohej me atë që vepron në rrafsh ndërkombëtar
Islamistët, ashtu si dhe të tjerët që mbështesin terrorizmin duhet të trajtohen me një ligj të ri, më të ashpër. Siç shkruan gazeta «SonntagsBlick», tashmë ekzistion projektligji përkatës, sipas të cilit, dënimet do të shqiptohen edhe për vepra penale më të buta të kësaj natyre.
Sipas asaj që parasheh projektligji në fjalë, do të jetë e dënueshme panalisht secila mbështetje e terrorizmit, përcjell albinfo.ch. Këtu përfshihen si «fjetësit» (simpatizantët e `maskuar`të terrorizmit) ashtu dhe personat që përhapin propagandë. Krahas kësaj, dënimet duhet të jenë më të ashpra: nuk do të ketë më fare dënime me gjobë ndërsa për personat në funksione drejtuese do të hiqet krejtësisht pragu i dënimit me burg.
Sipas nënkryetarit të Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Policisë dhe Drejtësisë, Beat Villiger, me ashpërsimin e synuar, ligji përkatës i Zvicrës do të barazohej me atë që vepron në rrafsh ndërkombëtar.
Projektligji është përpiluar nga një grup ekspertësh, të cilët, me kërkesën e Zyrës Federale për Drejtësi i kanë përpunuar propozimet në drejtim të ashpërsimit të ligjit. Parlamenti i Zvicrës do të jetë ai që do të marë vendimin përfundimtar për ligjin.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












