Shkurt.ch
Zvicra bashkëpunon me Frontex-in për dëbimin e refugjatëve
Zvicra, në riatdhesimin e azilkërkuesve me vendim negativ të azilit po shton bashkëpunimin me autoritetin e BE-së për ruajtje të kufijve Frontex. Ky bashkëpunim bëhet edhe për faktin se kushton më lirë, thonë në Sekretariatin Shtetëror për Migracion (SEM).
Kështu, një fluturim për dëbim refugjatësh nëse organizohet nga Zvicra kushton shtetit 14 mijë franga. Ndërsa përmes Frontex-it, vetëm rreth 3000 franga, shkruan albinfo.ch.
Azilkërkuesit në këto raste dërgohen fillimisht në njërin nga shtetet e BE-së, prej nga pastaj, së bashku me azilkërkuesit e vendeve përkatëse, nën mbikëqyrjen e BE-së transportohen përmes rugës ajrore për në vendet e prejardhjes.
Vetëm gjatë pesë muajve të kaluar përmes kësaj rruge janë riatdhesuar nga Zvicra refugjatë me 34 fluturime, shumica e të cilëve në shtete afrikane, përcjell albinfo.ch njoftimin e SEM-it. Ky është numër dukshëm më i madh se në vitet tjera. Gjatë tërë vitit 2014 kanë qenë 41 ndërsa gjatë vitit 2015, 45 fluturime të tilla. Ndërsa po gjatë kësaj periudhe, 23 fluturime tjera për riatdhesim të refugjatëve, Zvicra i ka organizuar e vetme.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










