Lajme
Zvicra ashpërson rregullat e udhëtimin për refugjatët e pranuar përkohsisht!
Refugjatët me status të njohur përkohsisht në Zvicër, do të ndalohen të udhëtojnë në vendet e tyre. Sipas njoftimit të Këshillit Federal, integrimi në tregun e punës duhet të lehtësohet. Berna synon të zgjasë këtë ndalim për ata që pranohen përkohësisht duke ndjekur një mocion të këshilltarit shtetëror të CVP-së, Gerhard Pfister.
Përjashtimet nga ndalimi i udhëtimit janë të mundshme vetëm në rast vdekjes ose për arsye të shkollimit, aktiviteteve për integrim, ose punë profesionale në një vend të huaj afër kufirit me Zvicrën. Në të njëjtën kohë, Këshilli Federal po ua lehtëson personave zhvendosjen në ndonjë banesë tjetër në vend, në mënyrë që të promovojnë integrimin e tyre. Personat e pranuar përkohësisht mund të ndryshojnë kantone për një punë të re ose trajnim nëse ata nuk do të përfitojnë nga asnjë ndihmë sociale.
Ndihma Zvicerane për Refugjatët ka kritikuar një vendim të këtill të shtetit zviceran për ndalimin e udhëtimit edhe në vendet e treta. Kjo kufizon lirinë e lëvizjes të garantuar në kushtetutë dhe të drejtën themelore për jetën familjare.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











